“Xhadat”- Gabimet e zyrave të shtetit lënë pa shtëpi familjen e prekur nga tërmeti

“Xhadat”- Gabimet e zyrave të shtetit lënë pa shtëpi familjen e prekur nga tërmeti

Emisioni “Xhadat” ndoqi rastin e z.Fran Ndoj shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti i Nëntorit  të vitit 2019. Menjëherë, pasi inxhinierët banesën e tij e vlerësuan si të pabanuar, shkalla DS5, z.Ndoj aplikon për të përfitur nga grantet e rindërtimit. Por ajo  që ndodh më pas është se ai skualifikohet  për  të përfituar nga  këto grante, sepse Këshilli Bashkiak e nxjerr atë me dy pronësi.

Këtu nis dhe kalvari i sorollatjeve të z.Ndoj. Ai bën disa herë kërkesë Agjensisë Shqiptare të Kadastrave, e cila i dërgon dy përgjigje kontradiktore të cilat z.Ndoj njëherë e nxjerin me pronë dhe njëherë pa pronë.

“Xhadat” shkon së bashku me Z.Ndoj  tek  ADISA, ku bëjmë një tjetër kërkesë  ASHK-së  dhe kërkojmë të na saktësohet se sa  prona ka në emër të tij. Në fund na vjen përgjigjja përfundimtare ku na thuhet se pas shqyrtimit tekniko –ligjor të dokumentacionit na rezultojnë dy persona me emrin Fran atësia Zef dhe mbiemri Ndoj por me ID të ndryhme. Të ndodhur në këto kushte zyra ka vijuar me korrigjimin e emrit si dhe vendosjen e saktë të ID.

Po në fakt zyra nuk ka se çfarë të korrigjoj pasi në kartela e pasurisë së z.Ndoj është e pastër. E gjithë kjo ka ardhur vetëm si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve.

Në kushtet e ndodhura Njësia Administrative Vaqarr gjeti një zgjidhje të pjeshme. Së pari të vendosë në afate kërkesën për grantin e rindërtimit, nëprmjet ndihmës ligjore dhe së dyti strehimin në një kontenier.

Por problemi i çiftit  Ndoj nuk përfundon këtu, pasi kontenieri që u gjet si zgjidhje e përkoshme nuk mund të shkojë deri te banesa e tij, për shkak të rrugës së ngushtë. Ne sërish për këtë problem ju drejtuam Njësisë Administrative Vaqarr, ku kontaktuam në telefon me nënkryetarin. Nga ana e tij na u bë e ditur se Njësia Administrative e ka të pamundur të dërgojë kontenierin, sepse nuk ka mjete për hapjen e rrugës. Për këtë thotë ai- duhet t’i  bëni një shkresë Bashkisë Tiranë. Konkretisht vetëm shërbimet publike në Bashki mund ta zgjidhin këtë problem .

Emisioni “Xhadat” për këtë problem do vazhdojë ta ndjekë deri në zgjidhjen përfundimtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy