
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, do të hedhë në gjyq ndihmësin e presidentit Donald Trump në fushatën presidenciale, George Papadopoulos. Padia ka të bëjë me akuzat sipas të cilave Renzi u përpoq të minonte fushatën presidenciale të Trumpit në vitin 2016.
Papadopoulos, në një intervistë të dhënë sot italianes “La Verita”, pohoi se Renzi ishte urdhëruar nga ish-Presidenti Barack Obama për një “goditje nën brez” ndaj Trump-it gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Ai reagoi menjëherë në Tuiter lidhur me deklaratën e Renzit. "Përgjigja ime ndaj ish-kryeministrit italian të dështuar, i cili po kërcënon të më padisë, është: Paç fat! Ndërkohë, të bashkëpunojë me hetimet për drejtimin që i dha në vitin 2016 Italisë, e cila tani është nën hetim për përpjekjen për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane".
Vitin e kaluar, Papadopulos u deklarua fajtor për një pretendim të rremë lidhur me hetimin e ish-hetuesit special Robert Mueller për ndërhyrjet në zgjedhjet ruse. Ai u dënua me 14 ditë burg.



