Tridhjet e tetë persona janë konfirmuar me Covid-19 në Shqipëri, nga 505 raste të dyshuara.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila deklaroi se në 24 orët e fundit ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë, 22 raste
Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje, 2 raste
Elbasan, 2 raste
Fier, 5 raste
Rrogozhinë, 2 raste
Prej tyre:
12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)
Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.
Ndërsa, pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ajo u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!



