Rama flet në OKB: Pavarësia e Kosovës u shndërrua në rrip sigurimi për stabilitetin e gjithë rajonit

Rama flet në OKB: Pavarësia e Kosovës u shndërrua në rrip sigurimi për stabilitetin e gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë sot në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Rama tha se në ditët esotme, njerëzimi ka përballë një sërë sfidash.

“Sa herë ka ndodhur që njerëzimi të përballet me kaq shumë sfida konkrete si në ditët e sotme. Kur ka pasur një tjetër kohë që të jemi përballur me kaq probleme?”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se lufta kundër terrorizmit dhe ndryshimet klimatike mbeten dy nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen qeveritë e vendeve të botës. Rama tha se qeveria shqiptare mbetet e gatshme për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ne mirëpresim bashkëpunim më të ngushtë me OKB. Njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet, pa dallim race, bindjesh politike, pasurie etj.  Njerëzit kërkojnë prej nesh që të tregojmë përgjegjësi. Shqipëria është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Veçanërisht ato të grave. Në Shqipëri kemi një qeveri me pjesëmarrje të barabartë femra-meshkuj. Në administratën shtetërore, 45 % e punonjësve janë femra”, tha ai.  

Rama e vuri theksin te njohja e pavarësisë së Kosovës. “Ballkani perëndimor është shumë më i mirë se 3, 5, 9 vjet më parë. Pavarësia e Kosovës u shndërrua në rrip sigurimi për stabilitetin e gjithë rajonit. Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënieve dhe përkrahja e saj për të ecur përpara është kontribut i drejtpërdrejt në mirëqenine e qytetarëve të saj dhe në stabilitetin e rajonit”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy