
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se rezultati i zgjedhjeve vendore të 14 majit prodhoi një rezultat të frikshëm dhe shumë dekurajues për opozitën.
Ai u shpreh se duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të ndodhë si me zgjedhjet në Federatën e Futbollit, ku Duka fitoi mandatin e 6-të pa rivalë.
Rezultati është një rezultat jo shpartallues, por i frikshëm, dekurajues dhe ata që nuk janë simpatizantë të opozitës rezultati është kaq dekurajues. Vritet dhe gjëja e fundit që mund të kesh që është shpresa. Mabxhoranca u kujdes ta shpërndante mavinë në të gjithë territorin sa duhet të kërkosh me lupë ato pak pika që ka marrë opozita.
Memaliaj duhet të vendoste një tabelë për UNESCO se është fituar nga një kandidatit i PL. Rezultati dekurajues për opozitën, reagimi po ashtu dhe ajo që u premtua para fushatës që të kishim një opozitë të pa shitur që do përballej shumë fortë me regjimin dhe nuk u pa asgjë. Tani në darkë fitoi Kavaja dhe shyqyr që morën dhe atë.
Nga ana tjetër kjo ndarje brenda PD ka ndikuar, në Mallakastër, ose në Këlcyrë. Janë disa bashki që ata kanë ndikuar gjithsesi në total rezultati është dekurajues. U katandisën kokoshi një thelë. Duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe do të bëhet Rama si Federata e Futbollit.



