Lavrov për detin: 12 miljet, e drejtë e bazuar në Konventën e 1982-shit

Lavrov për detin: 12 miljet, e drejtë e bazuar në Konventën e 1982-shit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, viziton sot Athinën. Në një intervistë që i parapriu kësaj vizite, dhënë agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA, Lavrov është shprehur se çdo shtet ka të drejtën sovrane për të shtrirë ujërat e tij territoriale deri në 12 milje detare.

Kjo e drejtë bazohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit në 1982, të cilën e ka nënshrkuar edhe Rusia”, tha Lavrov, duke shtuar se çështjet në lidhje me caktimin e shelfit kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) midis vendeve fqinje duhet të jenë zgjidhen sipas së drejtës ndërkombëtare.

I pyetur në lidhje me rikthimin e Shën Sofisë në xhami, ministri rus është shprehur se ndërtesa është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që i përket të gjithë njerëzimit dhe ka "vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe historike", ndërsa është e shenjtë për ata të besimit ortodoks .

Ai gjithashtu shprehu "shqetësim serioz" mbi vendimin e Turqisë për të hapur frontin e plazhit në Varosha në pjesën veriore të okupuar të Qipros, duke theksuar se është kundër një serie rezolutash të Këshillit të Sigurimit të KB dhe shtoi se veprimet e njëanshme pengojnë përpjekjet për të krijuar një klimë konstruktive dhe krijojnë probleme shtesë për rinisjen e negociatave mbi çështjen e Qipros.

I pyetur në lidhje me përfshirjen e Turqisë në konfliktin e Nagar-Karbakh, Siri dhe Libi, ai tha se Rusia dhe Turqia po punojnë drejt një zgjidhjeje të konflikteve në të gjitha këto rajone. Në mënyrë të veçantë, ai vuri në dukje se në rastin e Nagorno-Karabakut, qasjet e Rusisë dhe Turqisë kishin "nuancat" e tyre.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe tregtare dhe ekonomike ai tha se të dy vendet duhet të punojnë shumë për të rivendosur nivelin e tregtisë që ekzistonte para fillimit të pandemisë, duke shtuar se ai pret një diskutim të thelluar mbi çështjen specifike gjatë vizitës së tij në Greqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy