
ZTE ka lançuar smartfonin e saj të parë të adaptuar për rrjetet e reja celulare 5G.
Modeli i ri quhet Axon 10 Pro 5G dhe është prezantuar këtë javë në Kinë. Pajisja pritet të vijë së shpejti edhe në Evropë, duke filluar nga Austria dhe Finlanda.
Smartfoni Axon 10 Pro 5G është i pari në botë me një procesor Qualcomm Snapdragon 855, të pajisur me modemin Snapdragon X50 5G dhe sistemin F2FS, i cili përmirëson në mënyrë efikase memorien.
Ai ka një ekran 6.47 dhe vjen në dy konfigurime, me 6 GB RAM plus 128 GB memorie të brendshme, ose 8 GB RAM dhe 256 GB memorie.
Opsioni i fotove ka një sensor kryesor 48 megapiksel, i cili është i rrethuar nga një lente me kënd të gjerë prej 20 megapiksel dhe një lente tjetër 8 megapikselësh.
Kamera e përparme për selfie është 20 megapiksel. Bateria ka kapacitet 4.000 mAh dhe rikarikohet shpejt.
Smartfoni në fjalë është në dispozicion edhe në versionin 4G, për momentin vetëm në Kinë dhe Gjermani, ku ka një çmim prej 600 eurosh.



