Plot 25 familje në Kërrabë po përballen me një rrezik që po iu afron, atë të shembjes së dy pallateve ku jetojnë.
Banesat e tyre pas katër vitesh nga tërmeti që goditi vendin janë cilësuar të rrezikshme dhe do shemben, me vendimmarrje të Bashkisë Tiranë, e cila është kujtuar pas katër vitesh të marrë një vendim të tillë.
Emisioni “Fol” në MCN TV, u ndal në zonën e Kërrabës, ku nga shembja e dy pallateve, janë mbi 100 persona që do të mbeten të pastrehë.
Ata tregojnë se jetojnë në pallate që janë ndërtuar para viteve 1990, ku i ka futur ndërmarrja si punonjës të minierës asokohe.
Njëri nga banorët tregon se në dhjetor 2021 dy vite pas tërmetit kanë sjellë një vendim për prishje pallati.
Askush nuk u ankua nga familjarët, erdhi vetë bashkia me Institutin e Ndërtimit, duke matur bazamentin. Brenda nuk e panë aspak.
Sipas tyre ka rrezikshmëri nga tërmeti, ka çarje muresh, suvash, është terren i lëvizshëm dhe shumë gjëra të tjera.
Pallatet në qendër me manovrat e tyre nga DS5 i kthyen në DS3.
Ne që nuk jemi fare të dëmtuar, na thonë për shembje, ndërkohë që nuk kemi parë që grupi i punës të vijë dhe të na shohë pasojat e tërmetit.
Një tjetër banor tregon se në pallate i ka strehuar ndërmarrja dhe se pas kaq vitesh kujtohen për t’iu prishur pallatet, të cilët nuk janë të dëmtuar,
Janë rreth 100 frymë që nuk dihet se ku do strehohen. Nuk na kanë thënë asgjë se ku do strehoheni, apo do merrni bonus qiraje.
Na kanë sjellë vetëm vendimin e prishjes. Nuk na njihet si pronë edhe pse kemi mbi 30 vjet që jetojmë këtu.
Rruga jonë që në kohën e Enver Hoxhës nuk ka parë asfalt. Ne jemi hall mbi hall.
Ne jemi në ajër, edhe pse i paguajmë rregullisht taksat në bashki. Kemi bërë ekspertizë private të dëmeve, ekspertizë të dytë.
Ndryshe njësia administrative tha ua sjell me 4 mijë euro. Dëmi është nxjerrë 53% i banueshëm, 90% e ka nxjerrë ekspertiza e Institutit të Ndërtimit.
Eksperti privat ka marrë tulla i ka çuar në laborator, ka bërë matjet e dhomave në çdo dhomë. Se bashkia nuk denjoi.
Eksperti tha se jam gati të përballem me bashkinë dhe ekspertët e bashkisë në gjykatë.
Ndërkohë një banor tjetër kujtoi zotimin e deputetit të zonës, se pallatet nuk do të shemben.
Deputeti i zonës Xhemal Qefalia tha mbi trupin tim do kalojnë fadromat. E kam kontaktuar, por më ka bërë bllok.
S’marr urdhër nga ty thotë. Shpresat i kemi në Zot. Rama po sjell të huajt po i strehon ne që jemi këtu po na fluturon.
Rama e Veliaj para azilantëve të na strehojnë ne. I kam shkruar Erion Veliajt, e ka lexuar dhe nuk ka kthyer. As bonus nuk na thonë, jeni pa dokumente.
Avokati thotë se keni shpresa që mos të shembet se jemi në Gjykatë Administrative, për mos prishjen e objektit.
Me argumentin se është bërë matja e gabuar.
Një tjetër banore shprehet se nëse shembet pallati del në rrugë të madhe, ndërkohë që në banesat e projektuara për tu shembur jetojnë dhjetë invalidë,
Shteti të na japë shtëpi sociale. Gjithë kursimet e jetës i hodha në atë shtëpi.
Të gjithë kemi nga një hall apo sëmundje nëpër shtëpi.
Nuk na japin as bonus dhe as program rindërtimi.



