
Banorët e njësisë 8, shumë pranë qendrës së Tiranës prej 6 muajsh vuajnë mungesën e ujit. Ata thonë se ka raste që uji u vjen vetëm 30 minuta në ditë, që nuk mjafton as për të mbushur kovat, ndërsa i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të zgjidhë situatën.



