Gjermania ka regjistruar më shumë se 5 000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill.
Sipas institutit Robert Koch, 5 132 raste të reja janë regjistruar në vetëm 24 orë, më shumë se 1 000 persona të infektuar, në krahasim me 4 122, të martën.
Shifra është dyfishi i një jave më parë, kur ur regjistruan 2 828 raste.
Një total prej 334 585 të infektuarish është regjistruar në Gjermani, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërsa si pasojë e tij kanë vdekur 9 677 pacientë.



