Policia aksion në pikat e basteve, prangos dy të rinjë me pistoletë e thika

Policia aksion në pikat e basteve, prangos dy të rinjë me pistoletë e thika

Në zbatim të planit për rritjen e rendit dhe sigurisë në vend, policia ka arrestuar në orët e mbrëmjes 3 persona për armëmbajtje pa leje në Mat. Mes të arrestuarse janë Gerson Pasha, 22 vjeç, Gazmir Lala, 30 vjeç, dhe 17-vjeçari L.L, të tre banues në Burrel.

Efektivët e  Matit, në bashkpunim me FNSH Shkodër kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (lokale eurolloto e tjera ) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj, shkruhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë eurolloto është kapur në flagrancë   me armë në brez shtetasi : Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” .

Gazmir Lala 30 vjeç, gjithashtu u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pike bastesh me thikë  me vete. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete.

Arma e zjarrit Pistoletë “TT”, thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Matit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy