Sekuestrohet kokainë dhe kanabis në Tiranë, dy të arrestuar

Sekuestrohet kokainë dhe kanabis në Tiranë, dy të arrestuar

Goditen dy raste në fushën e narkotikëve në Tiranë, duke sekuestruar kokainë dhe kanabis sativa.

Në rrugën “Prokop Mima”, shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi D. S., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në rrugën “Prokop Mima”.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë A. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. B., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe R. Z., 40 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit R. Z., të cilin ky shtetas e kishte përshtatur për përdorim droge, nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. N. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit S. B., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy