Protesta e opozitës/ Balliu: Veliaj bashkëpunon me Ndraghetën. Këlliçi: SPAK nuk përmend emrat e drejtuesve të vërtetë të inceneratorëve

Protesta e opozitës/ Balliu: Veliaj bashkëpunon me Ndraghetën. Këlliçi: SPAK nuk përmend emrat e drejtuesve të vërtetë të inceneratorëve

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike tha gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës se SPAK nuk ka pasur guxim të përmendë emrat e drejtuesve të vërtetë të inceneratorëve.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Çfarë ka bërë SPAK dhe me ato 8 masa të lëshuara së fundmi nuk kanë guxim të përmendin emrat e drejtuesve të vërtetë të inceneratorëve.

Elton Bualli vodhi qindra milion euro, dhe është një me ata që quhen titullarë e drejtues të inceneratorëve.

Ardjan Nusret Mazniku që hante biftek 1 mijë euro, porosiste edhe shembjet e 13 pallateve në Tiranë duke lënë qindra banorë në rrugë të hapur bashkë me Mariglen Qaton.

Ndër Klevis Balliu tha se Veliaj është mashtruesi që bashkëpunon me Ndraghetën.

Jemi të rrethuar nga hajdutët! Hajdutë në bashki, hajdutë në ministri, hajdutë në qeveri, hajdutë në parlament! Veliaj, mashtruesi që shpiku Griseldën, mashtruesi që bashkëpunon me Ndraghetën, që është shërbëtori i saj numër 1, pastrues i parave të drogës, vetëm një mesazh i themi: “Kunetërit e tu nuk të mbrojnë dot, jep dorëheqjen! Mos na detyro të të kapim prej leckash e të flakim në rrugë!” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy