
Nuk do t'i lëmë miqtë tanë evropianë në të ftohtë.
Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në selinë e NATO-s në Bruksel duke shtuar se Evropa duhet të lërë pas varësinë nga energjia ruse, të cilën Moska do vijojë ta përdorë si shantazh.
Blinken tha më tej se uniteti është thelbësor për arritjen e qëllimeve.
Kjo është koha për të zgjedhur, të lini pas varësinë nga energjia ruse, të cilën Moska nuk do të ndalojë kurrë ta përdorë si shantazh, dhe të vazhdoni me tranzicionin energjetik.
Në këtë moment ne nuk e shohim gatishmërinë e Rusisë për të rifilluar diplomacinë. Uniteti ynë është thelbësor për arritjen e qëllimeve: rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe sigurimin që Ukraina të jetë në një pozicion më të fortë kur të fillojnë negociatat, duke pasur parasysh se lufta do të përfundojë kur të ketë një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës.
"Por konflikti mund të zgjasë shumë, Rusia ka shumë burime", shtoi më tej Blinken.



