
Forca të shumta të policisë të asistuara nga agjentet e BKH kanë kryer një aksion për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje Suel Çela.
Forca e policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtij të fundit për kontrolle.
Gazetari Enes Memolla në një raportim për MCN Live bën me dije:
“Forca të FNSH dhe BKH kanë kryer një aksion blic ku në fokus ka qenë Suel Çela. Komisariati në Elbasan s’ka pasur dijeni për këtë operacion blic. Janë kontrolluar bizneset dhe banesat e tyre. Nuk është gjetur objektivi duhet të kapej. FNSH është larguar tashmë nga qyteti dhe personi i shpallur në kërkim, mbetet ende i tillë, pasi s’u arrit kapja e tij. Suel Çela është një personazh i njohur në qytetin e Elbasanit, pasi nga dosja ‘Dumani’ është vërejtur në disa krime. Është një person që ka një rreth të madh në qytetin e Elbasanit, ku kryen edhe veprimtaritë e tij”.



