Sarandë/ Grabitësit thyejnë dritaren dhe marrin 20 milionë lekë

Sarandë/ Grabitësit thyejnë dritaren dhe marrin 20 milionë lekë

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin bregdetar të Livadhjasë.

Sipas policisë, 34-vjeçari me iniciale A.S., banues po në Livadhja, gjatë natës, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vjedhur 20 milionë lekë të vjetra nga një banesë.

Grabitja është kryer pas thyerjes së dritares në banesën e L.K., 27 vjeç, nga ku janë marrë 2 000 000 lekësh të reja.

Ka qenë pronari ai që ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ka arritur të identifikojë një nga të dyshuarit. Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy