Veleshnja: Nuk marr seriozisht politikën, po mënyrën se si unë trajtohem prej saj

Veleshnja: Nuk marr seriozisht politikën, po mënyrën se si unë trajtohem prej saj

Aktori Rezart Veleshnja i ftuar në Bilardo në MCN është ndalur pak dhe te politika në vendin tonë për të cilën u shpreh se nuk ka dëshirë që të merret me të, por se merr seriozisht mënyrën se si ai trajtohet nga ajo.

Ai shprehet se nuk ndjehet mirë të përfaqësohet në parlament nga disa deputetë të cilët sipas tij as një diplomë nuk e kanë.

Ne jemi një popull që nuk bëhemi se ne këtu zihemi vëllai me vëllanë për një zorrë uji nuk flasim për 20 vjet. Normalisht ata i blejnë mendjen popullit. Protestuan ata të 5 majit nuk ju bashkuan ata të Bërxullës, po me 10 veta nuk bëhet kjo punë. Unë politikën nuk e marr seriozisht, por marr seriozisht se si unë trajtohem.

Unë dhe ti kemi mbaruar një fakultet, por që të përfaqësohem unë dhe ata që kanë nga dy diploma nga ata deputetët që nuk dua ti përmend me emra nga këta njerëz çfarë taksirati kam unë mo vëlla. Në radhë të parë duhet të vësh njerëz që të dinë të lexojnë të paktën. Pastaj ka dhe diçka tjetër mamaja ime dhe ajo zonja me 240 mijë lekë pension nuk janë njësoj me atë korpëratën atje që për një vit në parlament merr 800 mijë lekë pension.

Kjo nuk është e drejtë. Politika e vërtetë është ajo si duhet ta bëjmë, se kjo mish për pula nuk bëhet. Nuk di të them se si mund të ishte ndryshe, por shiko nga vendet e tjera. Vetëm për një politikan kam respekt nuk vijnë më profesor si Meksi, nuk vijnë më si ai. Edhe për Erjon Braçen kam shumë respekt, nuk e kam takuar kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy