Cakaj takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Të përkushtuar për arritjen e objektivit 2% të shpenzimeve për mbrojtjen

Cakaj takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Të përkushtuar për arritjen e objektivit 2% të shpenzimeve për mbrojtjen

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Cakaj përmes një postimi në 'Facebook' ku shprehet se tematika e diskutimit të këtij takimi ishtë kontributi ushtarak e teknik i Shqipërisë në NATO si dhe prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së.

"Gjatë qëndrimit në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mircea Geoana !

Ndamë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin e zhvillimin e rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO. Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.

Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta", shkruan Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy