
Ish- presidenti afgan Ashraf Ghani ka deklaruar sot se është në bisedime për t'u kthyer në Afganistan.
Duke konfirmuar përmes Facebook se ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ghani tha se ajo që ndodhi për 25 vite në Afganistan nuk do të përsëritet.
“Ajo që ndodhi 25 vjet më parë në Afganistan nuk do të ndodhë përsëri. Ishte diçka që duhej shmangu. Dinjiteti i Afganistanit ishte i rëndësishëm për mua dhe kjo duhej të sigurohej, kështu që më duhej të largohesha nga Afganistani në mënyrë që të sigurohesha që të parandalohej një fatkeqësi e madhe. Kur bëhet fjalë për udhëheqjen politike të talebanëve, ishte një dështim nga ana e tyre dhe një dështim nga ana jonë që negociatat çuan në asgjë, procesi i paqes duhet të çojë në përfundimin e luftës. Aktualisht jam në Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë. Unë jam në konsultim që të mund të kthehem në mënyrë që të mund të vazhdoj përpjekjet e mia për drejtësi për afganët”, ka thënë ai.



