Shtyhet seanca e parë ndaj ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak është bërë mungesa e avokatit të Xhelilit, Genc Gjokutaj.
Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës akuzohet për korrupsion pasiv, pas një videoje që u transmetua pak muaj më parë, në të cilën ai shfaqej në zyrën e tij duke i kërkuar favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune.
Xhelili vijontë mbetet në burg, pasi gjykata I ka refuzuar të gjitha kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.



