Izraeli fiton Eurovizionin, Eugent Bushpepa në vend të 11-të (VIDEO)

Izraeli fiton Eurovizionin, Eugent Bushpepa në vend të 11-të (VIDEO)

Netta Barzilai me këngën “Toy” është shpallur fituesja e Eurovizionit për këtë vit, në finale e mbajtur mbrëmë në Portugali. Këngëtarja izraelite arriti të grumbullojë numrin më të madh të pikëve në garën ku morën pjesë 26 vende.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në garë, Eugent Bushpepa, u rendit i 11-ti, me 184 pikë. Megjithatë, dy shqiptarët e tjerë që garonin në emër të Qipros dhe Italisë, Eleni Fureira dhe Ermal Meta, u futën në pesëshen e parë. Përkatësisht, Fureira u rendit e dyta, ndërsa Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pozicionuan në vendin e pestë.

Konkursi europian i këngës u zhvillua në 3 net. Në natën e parë u zgjidhën 10 finalistë, po aq në natën e dytë, ndërsa finalja mblodhi bashkë performancat e të 20-ëve përfaqësuesin e vendit fitues që kalon automatikisht në finale vitin pasardhës dhe përfaqësuesit e vendeve që njihen si “big five”, ndryshe vendet që kanë kontribuuar ekonomikisht në organizimin e spektaklit (Italia, Britania, Gjermania, Spanja dhe Franca).  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy