AKIP proteston kundër ligjit për importin e mbetjeve

AKIP proteston kundër ligjit për importin e mbetjeve

Protesta e Aleancës Kundër Importit të Plehrave u zhvillua në qetësi të plotë në orën 11 të ditës së sotme, ku protestuesit hodhën parrulla kundër ligjit të importit të mjetjeve nga jashtë. Aktivistë të Aleancës dhe pjestarë të shoqërisë civile lëshuan mesazhet e tyre, për të krijuar një rrymë rezistence ndaj sjelljes së materialeve të riciklueshme nga jashtë Shqipërisë. Ata theksuan se vendi ynë duhet të mbetet i pastër dhe do ta ndalojnë implementimin e këtij ligji, me anën e Referendumit. Edhe një herë aktivistët që morën pjesë në protestë bënë thirrje për ndalim të importit të mbetjeve. Policia garantoi sigurinë  e aktivitetit, përkundrejt kërkesës së AKIP, të regjistruar pranë Policisë së Tiranës dhe afro 1 mijë efektivëve të policicë nuk u është dashur ndërhyrja në asnjë moment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy