Krahasimi i fotove të pasarelave sot me ato të 20 viteve më parë tregon se sa kanë ndryshuar kërkesat për përmasat që duhet të ketë një modele.
Krahasimi më i mirë mund të jetë ai mes modeles së re, Kaia Gerber, me të ëmën, Cindy Craëford, kur ishte në majën e karrierës së saj.
Cindy, Linda Evangelista, Claudia Schiffer, Naomi Campbell dhe Christy Turlington ishin yjet e pasarelave në vitet ’90.
Ato nuk u përshkruan kurrë si femra me forma ose të kolme dhe bota i pranoi e i idealizoi duke i vendosur në faqet e para të revistave, në billborde dhe reklama televizive.
Por kur sheh modelet e sotme, e para gjë që të shkon ndërmend është se ato kanë nevojë për një vakt ushqim.
Modele si Jourdan Dunn, 27; Kendall Jenner, 21 vjeçe, dhe Gigi Hadid, 22 vjeçe, na tregojnë sot një tjetër perceptim për trupin e femrës.
Nëse Tyra Banks, Elle Macpherson apo Helena Christensen do të shkonin sot në agjencitë e modës, siç kanë qenë para 20 vitesh, me siguri do të refuzoheshin si shumë “të mbushura”.



