Koronavirusi, Greqia ashpërson masat

Koronavirusi, Greqia ashpërson masat

Greqia njoftoi të hënën se do të mbyllë të gjitha dyqanet përveç supermarketeve, farmacive, bankave, stacioneve të benzinës dhe shërbimeve të ofrimit të ushqimit, dhe do të vendosë këdo që vjen nga jashtë në karantinë për dy javë, për të luftuar koronavirusin. Dyqanet me pakicë do të fillojnë mbylljen nga e mërkura.

Greqia tashmë kishte anuluar tubimet masive dhe mbyllur bare, restorante, terrenet e lojërave dhe palestrat. Deri më tani Greqia ka raportuar 352 raste të konfirmuara të infektimeve dhe katër vdekje, një rritje prej 21 personash në 24 orë. Autoritetet shëndetësore presin që numri i infektimebe të rritet.

Si një masë e shtuar për të përmirësuar përhapjen e koronavirusit, shërbimet e kishave do të pezullohen, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Twitter.

Karantina 14-ditore do të zbatohet për këdo që hyn në Greqi, pavarësisht kombësisë, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Aristotelia Peloni. Athina ka ndaluar gjithashtu anijet e pasagjerëve nga Italia dhe ka ndaluar anijet e lundrimit të dalin nga portet grek

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy