
Dje ministri britanik Lord Murray u shpreh në parlament se nga 200 fëmijë azilkërkues që janë zhdukur nga hotelet e ofruara nga qeveria britanike, 88% ishin shqiptarë, konkretisht 176.
Avokati Naim Hasani, i ftuar në MCN live, teksa foli për zhdukjen e këtyre fëmijëve shqiptarë, tha se autoritetet britanike duhet të gjejnë dhe ti kthejë pranë familjarëve fëmijët të cilët mund të kenë rënë në duart e trafikantëve dhe ti nxjerrin para përgjegjësisë kriminelët.
Unë kam parë situata kur fëmijët i nxjerrin të humbur dhe për një kohë të gjatë ata rezultojnë në listat e të humburve edhe pse ata jetojnë me të afërmit e tyre dhe merr pak kohë derisa të njoftojnë shërbimet sociale që të hiqen nga listat e të humburve.
Por nëse ata kanë rënë sado që të jenë si numër, në duart e trafikantëve shteti duhet të bëjë çmos që ti vërë para përgjegjësisë kriminelët dhe ti kthejë pranë familjarëve të tyre ku janë se është përgjegjësi e shtetit britanik në çfarë do rrethanash që të ketë ardhur një fëmijë ai duhet të konsiderohet i tillë.
Sipas avokatit Hasani, kjo është përgjegjësi e autoriteteve britanike sipas çdo ligji në fuqi, sepse në çfarë do rrethanash që të ketë ardhur një fëmijë ai duhet të konsiderohet i humbur dhe duhet gjetur.
Britania e ka ligjin që sanksionon qartë se prioritet është trajtimi dhe sigurimi i kushteve optimale për fëmijët që vijnë apo gjenden të braktisur në Britani.
Zhdukja e këtyre fëmijëve në rrethana misterioze është një mister i jashtëzakonshëm. Një problem tjetër që duhet të rishikohet për komunitetin shqiptar që jeton në Britani, është se ato, në njëfarë mënyrë duhet të kenë një vetë-reflektim sepse një fëmijë 16-17 vjeçar shkon te familjarët, ata duhet të jenë në kontakt me autoritetet britanike dhe të mos i mbajnë ato fëmijë në mënyre ilegale, sepse në momentin që largohen nga ambientet e shërbimeve sociale, ata të afërm mund të kenë dhe pasoja.
Shpresoj se policia dhe të gjitha organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre që këta fëmijë të kthehen në qendrat sociale dhe të kenë kontakt me familjet e tyre në Shqipëri.
Është skandaloze që një numër kaq i madh i fëmijëve ka humbur dhe shpresoj se të gjithë qytetarët që jetojnë këtu dhe mund ti kenë marrë të afërmit e tyre me shpresën e mirë të jetojnë bashkë, të lajmërohen, të deklarohen para organeve dhe të sigurohen që do të jenë mirë në një ambient të sigurt. Edhe mënyra se si janë strehuar dhe ku janë strehuar ata, e patelerueshme të strehohen nëpër hotele ata, mund të jenë bërë objekt për krime. Shteti britanik duhet të punoj dhe e ka për përgjegjësi gjetjen e këtyre fëmijëve dhe duhet të jenë nën kujdesin e shtetit.



