Shkrimtari Salman Ruzhdie është në gjendje të flasë

Shkrimtari Salman Ruzhdie është në gjendje të flasë

Shkrimtari Salman Rushdie ka dalë nga intubimi dhe është në gjendje të flasë sërish, dy ditë pasi u godit me thikë.

75-vjeçari u sulmua me thikë teksa po përgatitej të fliste në një event në shtetin e Nju-Jorkut. Fillimisht gjendja e tij qe kritike për jetën.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane, por më parë kishte thënë se autori mund të humbasë një sy.

Rushdie është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij "Vargjet Satanike", të cilin një pjesë e myslimanëve radikalë e shohin si blasfemi. Autori i sulmit është Hadi Matar, 24 vjeç.

Ai akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark. Ndërsa nuk ka ende informacione të përditësuara mbi autorin, pati reagime nga kolegë shkrimtarë dhe studiues, të cilët postuan në Twitter se romancieri tani ishte në gjendje të fliste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy