Moti i keq, rëndohet bilanci i viktimave

Moti i keq, rëndohet bilanci i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave nga situata e motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit. Mësohet se kufoma e një personi të moshës 40-50 vjeç është parë në ujërat e lumit të Tiranës.

Ndërkohë në Këlcyrë, një tjetër 50-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sukë, ku 50-vjeçari është rrëzuar nga çatia, ku kishte hipur për ta riparuar. Shkak është bërë era e furishme që frynte në atë moment.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Klas, pasi është marrë nga rrjedha e lumit.

Policia e Matit bën me dije se viktima është shtetasi me inicial Gj.N. 40 vjeçari dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i bardhë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy