Lufta/ Trump: Dua që të ndalen vdekjet në radhët e ukrainasve dhe rusëve

Lufta/ Trump: Dua që të ndalen vdekjet në radhët e ukrainasve dhe rusëve

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të thotë nëse ai favorizon një palë në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke deklaruar se ai do të përqendrohej në përfundimin e gjakderdhjes.

Duke folur nga New Hampshire të mërkurën, Trump këmbënguli gjithashtu se Uashingtoni po i jepte shumë municion Kievit.

I pyetur nga CNN nëse ai dëshiron që "Ukraina ta fitojë këtë luftë", Trump, i cili po bën fushatë për një mandat të dytë në detyrë, u përgjigj: "Unë nuk mendoj në aspektin e fitores dhe humbjes".

“Mendoj për zgjidhjen, që të ndalojmë vrasjen e gjithë këtyre njerëzve dhe shkatërrimin e vendit,” tha ish-presidenti.

Trump shtoi: “Po vdesin, rusë dhe ukrainas. Dua që të ndalen vdekjet”. Ai kritikoi shumën e ndihmës ushtarake të ofruar për Kievin nga Pentagoni. "Ne nuk kemi municion për veten tonë dhe megjithatë po japim kaq shumë," tha ai. Trump tha gjithashtu se ai dëshironte që Evropa të "vendoste më shumë para" për Ukrainën dhe  të "barazonte"  ndihmën e saj financiare në krahasim me ndihmën e ofruar nga Uashingtoni.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy