Ģjuhëtarja Elsa Skënderi ndau me ndjekësit e emisionit "Stay Tuned" përvojën si pedagoge në Fakultetin Histori-Filologji.
Ajo tha se më e rëndësishme se nota është kultivimi i kulturës së të lexuarit. “Është shumë e rëndësishme ta kultivojmë kulturën e të lexuarit, t'u flasim për rëndësinë e të lexuarit, sepse leximi është më i rëndësishëm se nota", u shpreh Skënderi.



