Moti sot/ Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, temperaturat deri në 30°C
Gjatë pjesës së parë të ditës së sotme pritet moti me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët.
Gjatë natës pritet përmirësim gradual i motit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.