Dikur e preferuara e tyre/ Amerikanët po mbeten pa akullore

Dikur e preferuara e tyre/ Amerikanët po mbeten pa akullore

Në kohën e ndalimit, për t’i rezistuar kolapsit të biznesit, shumë fabrika birre u konvertuan duke filluar të prodhonin akullore. Gjithçka duke besuar se sheqeri kishte njëlloj si alkooli, një efekt pozitiv në humorin e klientëve.

Gjigantët Anheuser-Busch dhe Yuengling & Son nga Pensilvania e ndoqën atë rrugë me sukses duke shpallur akulloren si “një ushqim të shkëlqyeshëm rehatie” dhe kjo funksionoi.

Mësimi i nxjerrë gjatë viteve 1920 e shtyu qeverinë amerikane të përdorte kupa akullore dhe briosh për të rritur moralin e trupave gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Që nga vitet 1950, akullorja është bërë një komponent i dietës amerikane, pothuajse një thesar kombëtar, në të njëjtin nivel me pijet e gazuara dhe mishin e kuq.

Rrjeti i autostradave kombëtare që lidhin vendin me nxitjen e Presidentit Dwight Eisenhower dhe përhapja e frigoriferëve për familjet kanë ndihmuar që akullorja të bëhet një produkt masiv, i lehtë për t’u prodhuar, blerë dhe ruajtur. Dhe brenda mundësive të pothuajse të gjitha buxheteve.

Matt Siegel, autor i “Historisë sekrete të ushqimit”, shpjegoi për CNN se “akulloret dhe çdo gjë që lidhet me to shiheshin si një risi shumë e madhe, diçka e veçantë”.

Konsumi u rrit në maksimum, deri në 22 kilogramë akullore për person në vit.

Edhe sot shifrat janë të rëndësishme, thonë nga shoqata e prodhuesve.

Kaushi dhe vasketa blihen të paktën dy herë në javë dhe shija e preferuar e amerikanëve, sipas një sondazhi nga shoqata e prodhuesve, është çokollata.

Industria kontribuon me 13.1 miliardë dollarë në ekonominë amerikane, duke krijuar 28 mijë vende pune me vlerë 1.8 miliardë dollarë në paga.

Një panoramë në dukje e lulëzuar, megjithatë një studim i publikuar nga Departamenti i Bujqësisë në mes të korrikut konfirmoi frikën që prodhuesit kishin ngritur më pak se dy vjet më parë: amerikanët nuk janë më të dashuruar me akulloren, ata konsumojnë më pak prej saj dhe tendenca duket e pakthyeshme.

Të ardhurat nuk kanë rënë për dyqanet dhe prodhuesit e akulloreve falë fuqisë së dollarit dhe inflacionit.

Kupat me straçiatella ose kaushët me “biskota dhe krem karamel”, shija e dytë e preferuar e amerikanëve, shiten më pak, por kushtojnë më shumë.

Kurba e konsumit të akullores tradicionale në fakt ka ardhur në rënie që nga viti 1986, në atë kohë ishte 18 kilogramë për person në vit, në vitin 2021 ra në 12.

Shkaqet janë të shumta. Së pari, efekti i risive është zhdukur, vëren Siegel.

Së dyti, shija e amerikanëve është perfeksionuar, nevojat janë më të sofistikuara dhe kërkimi i gjërave gjithnjë e më të veçanta e magjepsëse ka krijuar një rritje të kostove të prodhimit, çmimeve të shitjes dhe mbi të gjitha një ngushtim të audiencës së konsumatorëve.

Dhe pastaj është pyetja e madhe se sa mirë përshtatet akullorja me një kulturë të ushqimit më të shëndetshëm dhe pa yndyrë, që është zgjeruar me kalimin e viteve.

Sigurisht që emri i mirë i akullores nuk u ndihmua nga vdekja nga arresti kardiak në prag të Krishtlindjes në 1967 të Burt “Butch” Baskin, themeluesi në 1946 i zinxhirit Baskin-Robbins me kunatin e tij.

Trashëgimtari John Robbins në vitin 1987 u largua nga biznesi familjar dhe në një intervistë me revistën Life Extension, skaliti epitafin mbi të ardhmen e akullores.

“Fillova të mendoj se sa më shumë akullore të hani, aq më shumë rriten shanset për të pasur atak në zemër, për të vuajtur nga diabeti dhe për të qenë obez”.

Që atëherë John Robbins është përfshirë në mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të kafshëve.

Lucas Fuess, një analist i Rabobank, i tha CNN se shqetësimet shëndetësore po i mbajnë gjithnjë e më shumë amerikanë larg akullores tradicionale. Në mbështetje të këtij leximi është fakti se konsumi i produkteve të ëmbëlsirave me sasi të vogla sheqeri dhe pa yndyrë ka qenë konstant, që nga viti 1986, pikërisht kur filloi rënia e akullores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy