Banorët në Durrës protestë para bashkisë, kundërshtojnë zhvendosjen në periferi

Banorët në Durrës protestë para bashkisë, kundërshtojnë zhvendosjen në periferi

Banorët e 5 pallateve të lagjes numër 5 të Durrësit kanë protestuar përpara Bashkisë, paraditen e kësaj të mërkure. Shkak është bërë transferimi në periferi të qytetit, në zonën e Spitallës i mbi 100 familjeve që më parë banonin në këto pallate, që u vlerësuan të pabanueshëm, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Për mediat, ata janë shprehur se nuk kanë një njoftim zyrtar apo kontratë me bashkinë mbi këtë vendim, duke kërkuar që pallatet e tyre të rindërtohen në të njëjtin truall. Banorët thonë se vendimi i këshillit të ministrave përcakton rindërtimin në të njëjtin truall, në rastin kur nuk ka viktima.

Në të njëjtën kohë ata kanë thënë se gjatë gjithë kësaj kohe kanë pasur probleme me bonusin e qirasë, i cili nuk i është dhënë në kohë, ndërsa ka edhe pallate, që nuk janë shembur ende, pavarësisht se ky është vit i tretë radhazi, që këto familje jetojnë me qira.

Megjithëse, i kanë drejtuar një kërkesë me shkrim Bashkisë së Durrësit, nuk kanë marrë ende një përgjigje zyrtare nga autoriteti vendor. Në këto kushte, ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat çdo ditë. Megjithëse po mbushen rreth tri vite nga fatkeqësia natyrore, banorët e pallateve të dëmtuar nga tërmeti në Durrës vijojnë të përballen me problematika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy