Ish-kryetar i KQZ-së Kristaq Kume në ;MCN Informacion; ka folur lidhur me votën e diasporës për të cilën u shpreh se tashmë është e sigurtë se në 2025 do të votohet nga jashtë dhe me rëndësi mbetet që KQZ të informojë zgjedhësit.
Ai tha se votimi i 2025 do ta bëjë të detyrueshme votën e jashtme në vitet në vijim, ndërsa theksoi se votat e emigrantëve do të numërohen aty ku ata kanë pasur vendbanimin e tyre të fundit para largimit nga vendi.
Sipas tij emigrantët e paligjshëm janë ata që nuk do mundit dot të votojnë në këto zgjedhje.
Në 2025 do votohet dhe nga jashtë territorit të vendit pa u miratuar ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor, dhe kjo sepse sipas meje partitë politike kryesore nuk donin të mbanin përsipër efektin negativ që do i sillte kundërshtimi i votës nga jashtë. Pastaj ajo që ndodhi me vendimin e gjykatës kushtetuese për mua është diçka plus por atë që thoja është po do votohet nga jashtë në 2025.
Sot nuk shtrohet problemi ajo se kush e donte dhe kush nuk e donte, por KQZ duhet të bëjë të gjithë procedurat që ky proces duhet të realizohet, dhe pjesa tjetër zgjedhësit nga njëra anë dhe partitë politike nga ana tjetër. Detyra kryesore është informimi i zgjedhësve dhe çfarë duhet të bëjnë për të realizuar këtë mënyrë të votuari. E vlerësojmë që nëse ajo realizohet ka efekte dhe duhet të ketë efekte.
Për mua gjërat janë ndërtuar tashmë dhe natyrisht nisur nga ajo çfarë kanë kërkuar të realizojnë partitë politike, votimi i 2025 më pas do e bëjë të detyrueshme votimin në çdo zgjedhje tjetër. Votat e emigrantëve do të numërohen aty ku ata kanë pasur vendbanimin e tyre të fundit përpara se të largoheshin jashtë vendit. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të votojnë sot, ndërsa i bëj thirrje emigrantëve që duhet të bëhen pjesë masive e këtij procesi.
Me rëndësi është se për çfarë do shërbejë kjo votë dhe dihet se interesi i partive politike është të ndërtojnë ligjet pa u nisur nëse ka apo jo grupe interesi, në çdo rast përpiqen të vënë kandidatë që sigurojnë sa më shumë vota. Pjesë e listave të mbyllura e kandidatëve do jenë dhe kandidatë nga jashtë që jetojnë jashtë vendit.



