Britney Spears thotë se pësoi sulm paniku para dasmës me Sam Asghari

Britney Spears thotë se pësoi sulm paniku para dasmës me Sam Asghari

Britney Spears tha se pësoi atak paniku para se të dilte në altar dhe ti thoshte “Po” burrit të saj, Sam Asghar.

Spears nuk dha detaje mbi specifikat që shkaktuan sulmin, por ka mundësi që tentativa e ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën mund të ketë qenë një arsye.

Alexander, 40 vjeç, tentoi të hynte në shtëpinë e këngëtares të enjten pasdite, vetëm disa orë përpara ceremonisë. Ai u arrestua dhe u akuzua për shkelje të ligjit, vandalizëm dhe sulm.

Megjithatë, Spears e përshkroi ditën e saj të madhe me aktorin si një "ëndërr" të realizuar.

Spears dhe Asghari u takuan në xhirimet e videoklipit të saj "Slumber Party" në vitin 2016 dhe u fejuan  në shtator 2021. Ata njoftuan në prill se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku, por fatkeqësisht Spears e abortoi disa javë më vonë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy