Holanda kërkon falje për skllevërit, mbreti Guljelm: Bartim ende tmerret e së kaluarës

Holanda kërkon falje për skllevërit, mbreti Guljelm: Bartim ende tmerret e së kaluarës

Holanda e shfuqizoi zyrtarisht skllavërinë në kolonitë e saj në vitin 1863, por vetëm kohët e fundit filloi të pranonte në mënyrë aktive përfshirjen e saj në praktikat çnjerëzore të nënshtrimit dhe shfrytëzimit. Gjatë një aktiviteti në Amsterdam për 160-vjetorin e çlirimit të skllevërve në Holandë dhe ish-kolonive holandeze në Karaibe mbreti Guljelm-Aleksander kërkoi zyrtarisht falje për përfshirjen e vendit të tij në skllavëri, duke thënë se kjo çështje e kishte prekur atë "personalisht”. “Sot qëndroj para jush si mbret dhe anëtar i qeverisë. Ne bartim me vete tmerret e së kaluarës së tregtisë së skllevërve, pasojat e të cilës ndihen ende në formën e racizmit në shoqërinë e sotme. I ndjej fort në zemër dhe shpirt, sot kërkoj falje”. Mbreti kërkoi gjithashtu falje për "mungesën e dukshme të vullnetit të paraardhësve të tij për të dënuar këtë krim kundër njerëzimit". Skllavëria u shfuqizua zyrtarisht në vitin 1863 në kolonitë holandeze, të cilat përfshinin Surinamin dhe ishujt e Karaibeve, Curaçao dhe Aruba, por shumë shërbëtorë u detyruan të punonin në plantacione për një dekadë tjetër për të kufizuar humbjet ekonomike të pronarëve. Kjo do të thoshte se për shumicën e skllevërve skllavëria nuk mbaroi deri në 1873. Roli i Holandës në tregtinë globale të njerëzve të skllavëruar ka qenë prej kohësh një temë e neglizhuar diskutimi, por vitet e fundit qeveria holandeze është përpjekur në mënyrë aktive ta pranojë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy