Likaj: Brenda një muaj e gjysmë konsolidojmë PD në Shkodër. Jam kundër primareve në këtë moment (VIDEO)

Likaj: Brenda një muaj e gjysmë konsolidojmë PD në Shkodër. Jam kundër primareve në këtë moment (VIDEO)

Deputeti demokrat Ramadan Likaj thotë se Partia Demokratike ka nisur organizimin për zgjedhjet e vitit 2025, por shprehet kundër primareve për zgjedhjen e kandidatëve në këtë moment që ndodhet partia.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se për qarkun e Shkodrës drejtues është nënkryetari i PD Luçiano Boçi, për të cilin tha se ka qenë i suksesshëm në Elbasan dhe shpreh bindjen se edhe qarku Shkodër do e presë me dashamirësinë më të madhe.

Shkodra ka specifikën e vetë të veçantë që nuk mund ta kenë qytetet e tjera të Shqipërisë, edhe PD është e vetëdijshme që Luçiano Boçi është një ortodoks dhe nëse e marrim në mënyrë të detajuar qarkun e Shkodrës, pjesa myslimane është mazhorancë dhe me pjesën katolike janë ruajtur balancat, duke pasur një listë ekzakte që gjithë palët të jenë të kënaqura.

Besojmë fortë se do kemi një bashkëpunim të gjithë së bashku, për të rikthyer dhe një herë fitoren e PD në Shkodër.

Besoj fort se PD shumë shpejtë do të konsolidohet dhe të krijojë një ekip të mirë dhe strukturat nga dita në ditë po rigjejnë veten dhe për një muaj e gjysmë, PD do jetë gati për zgjedhje.

Nuk mund të them se çfarë riorganizimi po bën Tom Doshi dhe partia e tij, ai ka dhënë prova se është një eksponent në Shkodër.

Duke marrë dy deputetë në 2021, kur mori dy deputetë. Edhe për hatërmbetjet e vogla po vijnë duke u mirëkuptuar, duke vënë në fokus interesin për bashkimin e PD dhe të jemi një rival real në zgjedhjet e 2025, edhe pse ka hatërmbetje brenda PD.

Sikur Shkodra të jetë e unifikuar siç është Malësia e Madhe që unë përfaqësoj, i bie që PD të marrë gjashtë deputetë.

Ne do shohim që për një muaj, një muaj e gjysmë të sheshojmë çdo gjë dhe të jemi gati për zgjedhje.

Besoj fort se rivaliteti do jetë mes PD dhe PS. Fakti që PS mori për herë të partë bashkinë e Shkodrës, aty po përqendrohemi për të forcuar dhe konsoliduar më tej PD.

Për primaret, jam i bindur dhe i vendosur se nëse do ketë primare në këtë situatë, nuk është gjë e mirë për PD.

Jo se unë si person e kam frikë këtë gjë, madje e kam me dëshirë dhe jam gati të marr pjesë në çdo lloj primare.

Por në këtë situatë që jemi ne, nëse dikush nga demokratët thotë që nuk kemi probleme, jemi të pasinqertë me elektoratin.

Drejtuesit e PD duhet të shohin që problemet të shoshiten. Unë mendoj se primarja është shumë mirë, por jo në këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy