Zhabina: “Sherifi ka ardhur në qytet”. Elbasani në fokus të SPAK, hetime për ndërhyrje në fushatën zgjedhore (VIDEO)

Zhabina: “Sherifi ka ardhur në qytet”. Elbasani në fokus të SPAK, hetime për ndërhyrje në fushatën zgjedhore (VIDEO)

Këtë fundjavë, qyteti i Elbasanit është vënë në qendër të vëmendjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Dhjetëra agjentë të BKH-së dhe prokurorë të SPAK-ut, të kryesuar nga prokurori Olsi Dado, kanë qenë të pranishëm në terren për të ndjekur nga afër zhvillimet që lidhen me fushatën zgjedhore.

Drupal Ad

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në “MCN Live” se Elbasani prej dy javësh është nën vëzhgimin intensiv të prokurorisë, në stilin ‘Sherifi ka ardhur në qytet’, kjo pasi SPAK ka treguar praninë e tij të dukshme, për të dhënë mesazhin se është aty dhe po ndjek çdo zhvillim,”.

Elbasani, dy javët e fundit ka qenë në fokus të Prokurorisë së Posaçme.

Nga informacionet që kam është që e gjitha lidhet me fushatën zgjedhore, qe po zhvillohet në këtë qark pasi prodhon 14 mandate, sondazhet, të dhënat flasim që PS mund ta thelloj akoma më shumë rezultatin duke shkuar në 9 me5, një gjë që ata që merren me fushata zgjedhore, e konsiderojnë si një gjë jo të logjikshme politikisht që të ndodh, pasi mund të kem angazhim të parave që futen ne fushatë dhe të grupeve kriminale në qytet.

Për këtë arsye Prokuroria në kuadër të TaskForcës së ngritur ka zhvilluar disa aksione në këtë qytet.

I tillë ishte dhe ky i së shtunës, nuk po them se ishte aksion, më shumë mu duk si i tipit ‘sherifi ka ardhur në qytet’, Prokurori Ols Dado, i cili është i atashuar në Elbasan, në bazë të ndarjes që është bërë në strategjinë që po ndjek SPAK në hetimin e krimit zgjedhor, është i fokusuar në Elbasan, dhe ka shkruar në Elbasan, në një takim, në një farë mënyrë demonstrativ, i dukshëm, për tu zhvendosur  më pas në Librazhd, me eskortë, një gjë e dukshme, për të treguar që Prokuroria e Posaçme është aty BKH është aty, dhe se gjithfarë ndodh ne Elbasan, është në fokus të kësaj strukture.

Sipas Zhabines, krahas Elbasanit janë edhe disa qarqe që Prokuroria po zhvillon hetime për intimidimin e votës.

Përveç Elbasanit, hetime janë duke u zhvilluar edhe në qarqe të tjera si Durrësi, Fieri dhe Lezha, ku ka dyshime për tentativa të ndryshme për intimidimin e votuesve.

Prokuroria po verifikon informacione që lidhen me përfshirjen e individëve me të kaluar kriminale në përpjekje për të ndikuar te qytetarët për votën e tyre.

Strukturat e drejtësisë janë të angazhuara në monitorimin e procesit zgjedhor për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy