Kreu i Bashkisë së Kamzës nuk e fsheh dëshirën për një post në qeveri. I ftuar dje në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, Xhelal Mziu tha se do të donte të ishte pjesë e kabinetit qeveritar të Bashës.
I pyetur konkretisht nëse ka ambicie për të qenë ministër, Mziu u shpreh se “kam ambicie për të arritur maksimumin e çdo gjëje, për ta bërë Kamzën më të mirë dhe mund ta ndihmoj edhe në qeverisjen qendrore. Besoj se Kamza e meriton për të patur një mbështetje të tillë nga unë si ministër”.
Mziu ka komentuar edhe vendimin për të bërë qytetari nderi të Kamzës presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Ai tha se Trump është frymëzim për të.



