
Propanololi, një ilaç ekonomik që përdoret zakonisht për hipertensionin, mund të bllokojë avancimin e melanomës, që njihet si kanceri i lëkurës. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Oncology”.
Sipas studiuesve italianë, ky ilaç bllokon progresin e sëmundjes me 80% pa asnjë efekt anësor.
Studimi është kryer me 53 pacientë, të cilët janë trajtuar me propanolol. Mjekët thonë se rezultatet janë shumë premtuese.



