Bakalli: Shkrirja e Ministrisë së Diasporës ogur i keq, 300 milionë nga buxheti i saj u shfrytëzua për propagandë (VIDEO)

Bakalli: Shkrirja e Ministrisë së Diasporës ogur i keq, 300 milionë nga buxheti i saj u shfrytëzua për propagandë (VIDEO)

Përvecse mbetën jashtë votimit në zgjedhjet pralamentare, diaspora shqiptare mbeti edhe pa ministri. Në kabinetin e ri qeveritar kryeministri Edi Rama nuk e ka parë të arsyeshme vijmësinë e Ministrisë pa portofol të Diasporës, të cilën 4 vite më parë ia besoi Pandeli Majkos.

Pikërisht këtë vendim të qeverisë “Rama 3” në një lidhje Skype nga Kanadaja, Nador Bakalli, përfaqësues i Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, e cilësoi si produkt të propagandës në raport me qeverinë shqiptare. Bakalli tha se nga 600 milionë që ishte buxheti i kësaj ministrie, 300 milionë u bënë fasadë dhe propagandë.

Intrervista:

1. Z. Bakalli si e komentoni këtë vëndim të shkrirjes së kësaj ministrie. Kujtojmë se z.Rama  thirri dy samite për diasporën e në të dyja premtoi ta realizonte votën e emigrantëve, por mandatin e tretë e mori pa votën e Diasporës.

Bakalli: Ky vendim konfirmon atë që ne kemi ditur se Ministria e Diasporës ishte produkt i propagandës në raport me qeverinë shqiptare. Ju përmendët edhe samitet të cilat ishin flluskë e kësaj qeverie. 300 milionë nga buxheti, pra gjysma kanë shkuar për fasadë. Botimi i librave, ruajtja e trashëgimisë kulturore etj., diaspora i ka ndërmarrë vetë. Shkrirja nuk është ogur i mirë sepse ishte një derë në të cilën kemi trokitur, por duke mos pasur fuqi ekzektuve nuk ka pasur produkt real. Vendimi ishte i pritshëm përderisa nuk kishte produkt.

2. Po të bëjmë një krahasim me 2 vendet të cilat janë afër zgjedhjeve, Maqedoni e Veriut si dhe Kosovë, shohim se po i jepet mjaft prioritet regjistrimit të Diasporës, gjë e cila po lobohet edhe nga qeveria shqiptare. Cili është komenti juaj?

Bakalli: Është krejt logjike ta bëjnë sepse diaspora është pjesa më vibrante dhe më e pakompromentuar dhe është në interesin e cdo vendi të jetë e përfshirë sepse do të japë kontributin e saj përmes votës. Ne nuk kemi aktet bazë për regjistrimin e diasporës. Kjo është shkelje kushtetuese dhe është e papranueshme të mbetet si ishull diaspora.

3. Cfarë plani ka Lëvizja Diaspora  për Shqipërinë e Lirë, për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të ardhshmë lokale?

Bakalli: Patjetër që po. Kjo punë i ka kaluar KQZ, nuk është më pjesë e qeverisë. Diskutimet tona kanë qenë të fokusuar tek zgjedhjet e përgjithshme por kjo nuk i përjashton zgjedhjet lokale. Do ndjekim një betejë ligjore në lidhje me këtë. Është e drejtë kushtetuese që diaspora të votojë dhe ne ia mohojmë këtë 3.1 milionë banorëve. Ne kemi konsulta me KQZ. Ne kemi parë modele gjithandej dhe i kemi dhënë KQZ modelet më të mira dhe unë do ti nxis që kjo punë të vazhdojë sepse është e papranueshme që në 2021-shin diaspora të mbetet pa votuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy