Të pikturuarit shpesh ka edhe një mision tjetër.
15-vjeçarja Renea Morina nga Gjakova, ka zgjedh që përmes këtij profesioni, nga përfitimet, të ndihmoj familjen e saj.
Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Morina thotë se ka filluar të pikturoj murale nëpër xhamat e dyqaneve dhe lokaleve për festat e fundvitit, me qëllim e mirë të sigurojë të ardhura për nënën e saj vetushqyese.
Unë pikturoj që e vogël. E kam filluar që 2 vjeç, dhe halla ruan vizatimin tim të parë.
Familja ime e ka vërejtur qe herët talentin tim, por unë nuk kisha qëllim ta praktikoja. Çdo njeri është artist. Jo që nuk kisha dëshirë por nuk e besoja se do vlerësohesha shumë.
Unë kam shprehur dëshirën të ndihmoja mamin pasi ajo është nënë vetushqyese dhe na ka rritur me motrën, edhe pse ajo ka punuar shumë që neve mos të na mungonte asgjë. Por unë doja ta ndihmoja, dhe ajo më thoshte jo shih shkollën ti. Muajin e kaluar u bë realitet dhe fillova të punoja neper xhamat e lokaleve dhe dyqaneve që jam befasuar që njerëzit më kanë shkruar aq shumë dhe më kane ndihmuar duke më marrë në punë.
Punën e pare e bëra në xhamin e një hoteli dhe pronarit i thashë që 30 € për ato vizatime që do bëja por ai më shtoj edhe një krijim dhe më dha në fund 50 €. I ruaj ende paratë, nuk i kam shpenzuar.
Renea thotë se paratë që ka fituar nga pikturat që ka shitur dhe punimet gjatë zbukurimeve të festave të fundvitit, ia dhuron të ëmës.
Ajo më pas thotë që nuk i shpenzon dhe i ruan për studimet e mia dhe motrës.
Pikturën e parë e kam shitur 10€, një zonjë më ka thënë ma vizato këtë dhe e kam bërë me laps, kurse pikturat me ngjyrë kërkojnë më shumë precizitet dhe janë më shtrenjtë.
Zakonisht mamit i dorëzojë paratë që fitojë dhe ajo i ruan për kohë kur do shkoj në fakultet për studime.
Artin e karakterizon kreativiteti dhe unë mund ta shfaq kreativitetin tim ashtu siç dua. I zgjedh vet krijimet e mia dhe i realizoj.
Poashtu jam e pasionuar me violinën që ne fakt e ka zgjedhur mami për mua që e vogël, ndërkohë që tani jam nxënëse e vitit të parë në shkollë të mesme për violinë.



