Dyshimet e Ramës: Kushtetuesja do të sillet me vetingun siç u soll me ligjin e pronave

Dyshimet e Ramës: Kushtetuesja do të sillet me vetingun siç u soll me ligjin e pronave

Kryeministri Rama nuk i fsheh dyshimet se Gjykata Kushtetuese do të vonojë procesin e vetingut. Rama ka sjellë si shembull ligjin e pronave. Gjatë fjalës së tij në simpoziumin antikorrupsion, ku ishin të pranishëm dhe shumë ambasadorë të huaj, Rama tha se Kushtetuesja ka bërë me ligjin e pronave një ndërhyrje që bie ndesh me opinionin e Komisionit të Venecias.

Fjala e Ramës

Vetingu është i rëndësishëm jo vetëm për të pastruar nga sistemi një numër të konsiderueshëm gjykatësish e prokurorësh që nuk meritojnë të jenë pjesë e këtij sistemi por dhe për të dhënë një mesazh inkurajues për prokurorët e ndershëm, dhe për të krijuar një moral të ri në këtë marrëdhënie si një bazë për ta çuar sistemin e drejtësisë në një nivel krejt tjetër.

Unë dua shumë të shpresoj që pas pak ditësh kur Komisioni i Venecias do të japë opinionin e tij përfundimtar lidhur me ligjin ne nuk do të ndeshemi me rezistencën e Gjykatës Kushtetuese ndaj opinionit.

Personalisht mund të jem gabuar por nuk kam asnjë arsye të dyshoj se opinioni i Venecias do të mbështesë plotësisht ligjin, pasi është një ligj i ndërtuar mbi kushtetutën dhe mbështetur plotësisht nga Komisioni i Venecias.

Kam arsye të dyshoj që gjykata Kushtetuese do të sillet me opinionin ashtu siç të gjithë ne dëshirojmë pasi kemi shenjë të parë jo shumë inkurajuese të sjelljes së Gjykatës Kushtetuese me opinionin e Komisionit të Venecias me ligjin e pronave.

Gjykata kushtetuese ka bërë me ligjin e pronave një ndërhyrje që bie ndesh me opinionin e Komisionit të Venecias të cilin e ka kërkuar po vetë si një opinion jo detyrues, por në botën e qytetëruar kur kërkohet opinioni konsiderohet i pakontestueshëm, në bazë të një marrëveshjeje të pashkruar.

Duke e mbyllur më lejoni tju them se kemi qenë shumë të inkurajuar nga barometri i fundit antikorrupsion i Transparence International, ku Shqipëria është renditur me kuota shumë të larta për vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin. Nuk është gjithçka por patjetër është shumë në kushtet kur perceptimi që përpiqet pa pushim të krijojë një segment i zëshëm i shoqërisë, që nga disa parti politike tek disa media është se këtu po bëhet nami i zi dhe këtu korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe sundon mbi fatet dhe fatin tonë të përbashkët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy