
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Duke e cilësuar si një skandal të madh, Vangjeli tha se ajo që duhet të bëjmë është durimi dhe pritja.
Sipas tij, amerikanët të cilët për shkak të kontrollit dhe balancës së institucioneve që nuk kursejnë as presidentët e tyre nuk do të kursenin Ramën, prandaj duhet të durojmë dhe besojmë pak më shumë në perëndim të Shqipërisë dhe bregun lindor të Amerikës.
Ai është skandal i madh i një ish-zyrtari të lartë të FBI-së dhe ajo që ne na intereson është ndarja e dy personazheve A dhe B të identifikuar tashmë, Neza dhe Duçka dhe mbi të gjitha me përmendjen e kryeministrit Edi Rama. Në Shqipëri ajo që të bën përshtypje është se ka përfunduar për një pjesë të madhe të opinionit publik është bërë gjykimi, është dhënë vendimi dhe madje dhe dënimi për kryeministrin Rama, ndërkohë që në një çështje të tillë vlen më shumë se gjithçka tjetër durimi, duhet të durojmë dhe të presim. Edhe amerikanët të cilët për shkak të kontrollit dhe balancës së institucioneve që kanë nuk kursejnë as presidentët e tyre nuk do të kursejnë as Ramën nëse është fajtor, por duhet të durojmë dhe besojmë pak më shumë në perëndim të Shqipërisë dhe bregun lindor të SHBA-së.
Më tej ai shtoi se kryeministri Rama nuk ishte i detyruar që të publikonte takimet me McGonigal dhe se një tjetër detaji është që ti vendosim gjërat në kontekstin kohor.
Kjo është diçka që thuhet vetëm në shqip dhe nisur nga baza dhe logjika që jemi mësuar të operojmë në Tiranë. Në dokumentin e bërë zyrtar nuk thuhet as që kryeministri ka tentuar të korruptojë ish zyrtarin e lartë të FBI dhe as ka paguar para. Tani në dy personazhe që takohen McGonigal dhe Rama njëri mund të ketë kryer vepër penale, por nuk është detyrimi i Ramës të pyesë ku do qëndrosh, kush të sponsorizon, kush ta ka paguar biletën, pra nuk ishte detyrim i Ramës të publikonte takimet. Detaji tjetër është sepse sërish duhet ti vendosim gjërat në kontekst kohor. Akuza është se Rama ka paguar një shumë parash për të hetuar shefin e opozitës së asaj kohe, Lulzim Bashën dhe unë qesh sepse në atë kohë Rama dhe shefi opozitës ishin shumë afër me njeri- tjetrin. në atë kohë ishte një skemë politike për të bërë një qeveri me bazë të gjerë, prandaj s’kishte asnjë arsye Rama të paguante para për hapjen e hetimit të Bashës.
Duke vijuar, Vangjeli deklaroi se mjetet tona për të mbërritur deri tek e vërteta janë shumë herë më të varfra se ato që ka FBI.
Ka pasur një hetim 5 vjeçar për këtë dhe në kohën kur McGonigal ka qenë në detyrë dhe vartësit e tij e kanë hetuar. Kam një dokument ku është kërkuar nga FBI të gjitha detajet dhe telefonatat e të gjithë personazheve të përfshirë në këtë histori dhe nëse do dilte diçka sepse nuk duhet ta gjykojmë Amerikën, por duhet të presim sepse vlen më shumë ato që thonë ata sesa zhurma që ne ngremë këtu.



