Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, kërcënon vendin agresor me sanksione të reja nëse armët taktike bërthamore do të vendosen në Bjellorusi.
Ky reagim vjen pasi planet për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, i deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.
Borrell theksoi me anë të një mesazhi në Twitter, se Bjellorusia mund ta ndalojë këtë përshkallëzim sepse “është zgjedhja e saj”.
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe një kërcënim për sigurinë europiane.
Bjellorusia mund ta ndalojë diçka të tillë, është zgjedhja e tyre. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme.
Më 25 mars, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka kërkuar prej kohësh vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin bjellorus.
Ai deklaroi se ishte i gatshëm ta plotësonte kërkesën e Lukashenkos.
Nga ana e saj Ukraina kërkon thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në kuadër të deklaratave të bëra nga Rusia.



