iPhone njihet si një nga telefonat më të fortë dhe më të sigurt. Një telefon të tillë tashmë e gjeni dhe në versionin anti-plumb.
Kompania Caviar ka rimodeluar këta telefona dhe falë mbështjelljes me material titan mund t’i rezistojnë dhe plumbave.
iPhone 13 Pro vjen me një çmim prej 6,370 Dollarë dhe është më i sigurt se çdo lloj telefoni tjetër.
Ky telefon inteligjent është i disponueshëm vetëm në një ngjyrë ‘Midnight Black’ dhe i mbuluar me armaturë anti-plumb të klasit 2 BR-2, e cila është mjaft e fortë për t’i bërë ballë një goditjeje pistolete.



