Ura e Ibrit/ Stano: Kosova do bënte mirë t’i dëgjonte aleatët

Ura e Ibrit/ Stano: Kosova do bënte mirë t’i dëgjonte aleatët

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se autoritetet e Kosovës do t’i bënin mirë vetes që t’i dëgjojnë partnerët dhe aleatët në çështjen e planit për hapjen e Urës mbi Ibër.

Në një konferencë për media të martën, ai theksoi për çështjen e urës nuk ka ndryshuar.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e urës është thënë qartë në ditët dhe javët e kaluara dhe u është komunikuar partnerëve në Prishtinë e është diskutuar gjerësisht me partnerët tjerë brenda BE-së, SHBA-në, NATO-n dhe KFOR-in. Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar. Nuk ka asgjë të re. Po ritheksoj që ka diskutime dhe ndërveprime që po vazhdojnë lidhur me këtë çështje, në linjë me qëndrimin e BE-së që veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen e që kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Ky është pikëvështrimi i të gjithë partnerëve dhe aleatëve të Kosovës. Autoritetet e Kosovës do t’i bënin shërbim të mirë vetes dhe qytetarëve nëse do t’i dëgjonin mesazhet nga partnerët dhe aleatët”, ka deklaruar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy