Eutanazia/ Skerdjan Dhuli tregon si humbi prindërit në pak ditë: Nëna më kërkoi flijimin nga dhimbja

Eutanazia/ Skerdjan Dhuli tregon si humbi prindërit në pak ditë: Nëna më kërkoi flijimin nga dhimbja

Aktivisti Skerdjan Dhuli, tregon se si brenda pak kohësh humbi jetën nëna e prekur nga kanceri dhe babai i tij nga parkinsoni dhe tezën e hedhur prej disa kohësh prej tij, për lejimin e eutanazisë, vdekjes së asistuar.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dhuli tha se e ëma e kur e kuptoi që nuk kishte asnjë shpëtim nga ana mjekësore, i kërkoi që nëse nuk kishte zgjidhje nga ana mjekësore, do ishte më e lehtë për të një gjilpërë për të vdekur.

Fëmija nuk është kurrë gati për ikjen e prindërve. Ne për fat të mirë ishim tre, imagjino të ishte vetëm një fëmijë. U munduam maksimum për t’ia dalë.

Të kesh të bësh me dy të sëmurë terminalë, është sagë e paimagjinueshme. Porosinë që ajo më dha nuk është se ia zbatova, nuk ia thashë dhe doktorit, por po e bluaja në mendje.

Kjo situatë ka ardhur se ajo nuk do që të vuajë vetë, nuk do që të vuajmë ne. Situata shëndetësore ka impakt psikologjik shumë të rëndë dhe te i sëmuri dhe te familjari.

Kur shkrova analizën time për eutanazinë, u mundova të bëja një qasje psikologjike të kërkesës që më bënë prindërit mua.

E thënë tani post faktum, është e vështirë ta përcaktoj se kur i humb të dy prindërit në 20 ditë, është e vështirë se si do të veproja. Nuk e di se çfarë do bëja.

Ndoshta do bëja atë që bëra, që nuk do ia thosha fare kërkesën e time mëje. Në Shqipëri nuk ka një ligj për të sëmurët terminalë.

Shërbimi onkologjik në banesë nuk ka mundësi, fuqia e saj përfundon te ndjekja me morfinë. Ti vendosesh përpara një situate që është shumë e vështirë.

Nga njëra anë është një kërkesë shumë absurde dhe ti duhet të bësh dhe reagimin dhe je personi i vetëm i saktë në moment.

Sëmundja e parkinsonit, e cila është një sëmundje nervore dhe në agravimin e vetë, dhe në momentin që ilaçet nuk e bënin më reduktimin e dhimbjeve, ai vetvetiu bënte kërkesa nga rëndesa e dhimbjeve dhe sëmundjeve.

Çfarëdo lloj kërkese të bënte im atë, unë e kuptoja nga dhimbja. Por kur ma tha nëna, ishim në QSUT, do bënim rezonancën magnetike.

Nëna më tha që nëse unë nuk bëhem për të qëndruar në karrocë, më tha i thuaj doktorit të më gjejë një zgjidhje.

Nuk donte që të rrinte e paralizuar dhe ti shërbenim ne. E kërkonte flijimin për ne dhe për veten e vetë, pasi trupi ishte i mbuluar nga metastazat.

Kur ia thashë tim vëllai dhe time motre dhe ata ishin të papërgatitur psikologjikisht.

Ajo që më bëri ta hidhja këtë tezë ishte fakti se si ia bëjnë njerëzit e sëmurë terminalë që janë me fëmijët e tyre, apo që nuk e kanë mundësinë në aksesin shëndetësor.

Nëse do e kisha unë në dorë, do të kisha zgjedhur më mirë të iknin një vit më parë, se sa t’i shihja në atë gjendje. Prindi të vret kur ikën.

Por kur ikën në këtë mënyrë të vret dhe kujtimet se ti nuk e fshin dot nga memoria momentin kur ishte në krevat.

Fëmija do të vuajë ikjen e prindit, por jo dhe vuajtjen e tij. Çdo fëmijë ka kujtimet e bukura, por nuk i shmang dot ditët e zeza të tyre dhe kjo të vret dyfish.

Shqipëria nuk ka një zgjidhje për të sëmurët terminalë, nuk ka një institucion për të sëmurët terminalë.

Mjekët kanë vite që po e bëjmë debatin e eutanazisë, pasi kanë raste pa fund me të tillë pacientë.

Edhe vetë ata janë në dilemë nëse duhet të ekzistojë ose jo. Nuk jemi por për të marrë jetë njerëzish.

Ato shtete që e kanë këtë pjesë kanë një disiplinë të rreptë shëndetësore, e kanë shumë pak shtete për shkak të religjionit.

E theksoj, se shkenca është finalja dhe ajo është dera e Zotit.

Këtë lloj debatit duhet ta bëjnë mjekët dhe psikologët.

Por Zoti ia jep mendjen edhe atij që kryen vetëvrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy