Agron Duka flet pas humbjes: Basha gaboi duke më vënë të pestin në listë

Agron Duka flet pas humbjes: Basha gaboi duke më vënë të pestin në listë

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, i cili garonte nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ka reaguar për herë të parë për rezultatin e thellë.

Në studion e News 24, Duka sulmoi kreun e PD, Lulzim Basha, teksa tha se organizimi i fushatës së opozitës ishte shumë i dobët.

“PD në Durrës i kishte strukturat inekzistente. Humbja përgjegjësi e Bashës. Duhet një punë e vazhdueshme, pasi nuk ngjizet fitorja në pak muaj. Kishte shumë njerëz që punuan, por duhet punë sistematike. Nuk bënte dot aktivitete. Organizimi shumë i dobët i fushatës, po ta dija këtë absolutisht do kisha dalë i vetëm si PAA në zgjedhje. Basha mori vendimin e gabuar, duke më vënë të pestin në listë”, tha Duka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy