
I gjithë opinioni publik është tronditur nga dhuna barbare ndaj 3 -vjeçares në një kopsht privat në Tiranë së cilat iu thye këmba. Prokuroria ka ngritur ndaj edukatores së kopshtit Stinët akuzën e ‘Keqtrajtimit i të miturit’.
Aktivistja Edlira Çepani, në një komunikim me “MCN live”, thotë se në kohën kur kanë nisur protestat kundër dhunës në kopshte dhe çerdhet në vend, ato do të vijojnë edhe deri në hapa tjerë ligjor.
Protesta pa dyshim se do të vijojë dhe nuk është i vetmi reagim i prindërve, ky është veçse hapi i parë.
Ne do të përdorim edhe hapa të tjerë, sepse ishte një reagim i tërë prindërve dhe qytetarëve që ishin të indinjuar për shkak të dështimit të të gjitha hallkave të cilat duhet të garantonin mirëqenien edhe sigurinë fëmijëve dhe ishte një hap i parë, por do të ndiqen të gjitha hapat ligjor qe kjo çështje të shkoj deri në fund.
Çepani, vlerëson se kjo problematikë vjen nga një varg çështjesh tjera duke nisur që nga dështimi i çdo hallke institucionale në monitorimin e këtyre kopshteve dhe çerdheve e deri te një staf i pakualifikuar.
Nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen specifike, por për një papërgjeshmëri të lartë institucionale e cila ka sjellë këtë pasojë ndërdija është pasoj e fundit, hallka e fortë e papërgjegjshmërive dhe të gjitha shkeljeve institucionale që janë bërë në këtë pjesë.
Që nga mungesa e licencimit të kopshtit, që nga monitorimi, neglizhenca e institucioneve të policisë për të marrë përsipër dhe gjykuar rastin, stafi i pakualifikuar, pra janë të gjitha hallkat kanë dështuar dhe mbi të gjitha ka dështuar pjesa e monitorimit dhe licencimit, sepse në mes të Tiranë, në lagjen “Ali Demi”, ndërtesë trekatëshe, biznes i regjistruar në QKR kanë marrë tatimet, biznes qe operonte me vite me radhë dhe nuk është licencuar.
Aktivistja Çepani, thotë se tutje përmes një grupi të përbashkët, do të kërkojnë informacione zyrtare për mosfunksionimin e këtyre hallkave për monitorimin e punës së kopshteve dhe çerdheve.
Protesta do të jetë vetëm maja e Ajsbergut.
Ne e kemi vendosur që të vijomë hapat ligjor për momentin duke kërkuar informacione zyrtare se pse bashkia dhe strukturat vendore nuk kanë dërguar minimum informacione për ekzistencën e këtij kopshti dhe pse nuk ka funksionuar asnjë pjesë e monitorimit, duhen informacione zyrtare për këtë.
Përtej protestave, ne jemi munduar me kolegë, psikolog, avokat dhe ekspert që të krijojmë një grup që do të ndjek hap pas hapi tërë procesin e monitorimit dhe hallkat që nuk janë ndjekur, këto informacione do ti kërkojmë zyrtarisht edhe në Ministrinë e Arsimit.



