Pallati i Versajës u evakuua për herë të tretë në 5 ditë për shkak të një alarmi për bombë.
Lajmi është raportuar nga mediat franceze.
Pallati dhe kopshtet e tij u evakuuan fillimisht të shtunën dhe ditën e djeshme u regjistrua një episod i ngjashëm.
Kujtojmë që ditën e sotme 6 aeroporte në Francë u evakuuan pas kërcënimeve për bomba.



